Padi penale kundër 10 personave pasi që slumuan nëpunësit policorë

TË FUNDIT

Më 26.09.2020 SPB – Prilep ngriti padi penale kundër 10 personave në Prokurorinë Themelore Publike – Prilep, si më poshtë: E.E (28), E.I (30), F.Q. (37), S.A. 40), F.Q. (43), S.M (57), Gj.A. (21), R.V. (30), E.V. (29), I.V. (52) , të gjithë nga Prilepi, për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”, i dënueshëm sipas nenit 383 paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Incidenti ka ndodhur më 24.09.2020 rreth orës 20:00 në rrugën e vjetër fsh.Izvor – Prilep, në rajonin e fshatit Stepanci kur një grup vjedhësish druri sulmuan patrullën policore të pesë policëve nga departamenti i Policisë – Çashkë.