Komiteti hetimor rus ka hapur procedurë penale kundër liderit të opozitës Aleksej Navalni për shkak të formimit të organizatës joqeveritare me të cilën shkelen të drejtat e njeriut.
“Rast i ri është ngritur kundër Navalnit sipas nenit 239 të kodit penal rus (krijimi i organizatës jofitimprurëse me të cilën shkelet identiteti dhe të drejtat e njeriut)”, theksohet në aktakuzë.
Një burim i paemëruar i sigurisë pohon se për këtë vepër akuzohen edhe dy persona, Leonid Volkov dhe Ivan Zhdanov, janë akuzuar për krimin. Lideri i opozitës Navalni e vuan dënim me burg prej dy vjet e gjysmë për shkelje të dënimit me kusht.
