Pacolli merr pjesë në dasmën e vajzës së Trump, thotë se shpesh e ka mysafire në shtëpinë e tij në Kosovë

TË FUNDIT

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka publikuar një fotografi me Tiffany Trump, vajzën e ish-presidentit të ShBA-së, Donald Trump, dhe bashkëshortin e saj, Michael. Pacolli ka thënë se dyshen i ka mysafirë shpesh në rezidencën e tij në Hajvali.

“Pas 26 vitesh u ktheva dje në Miami, ku gjatë viteve ’90 dhe deri në vitin 2002 isha rezident dhe kisha një shtëpi. Ishte mbresëlënëse të kthehesha në këtë qytet të bukur, por këtë herë jo si rezident, por si i ftuar në eventin më të rëndësishëm të ditës, në dasmën e miqve të mi Michael dhe Tiffany, të cilët janë mysafirë të mi të shpeshtë në rezidencën time në Hajvali”, ka shkruar Pacolli.