Në dhënien e dëshmive para anëtarëve të Komisionit Anketues, Makedonka Ikonomova Davçeva, deklaroi se nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë dhe beson se ka pranuar kimioterapi për shkak se derisa ka shkuar për ta marrë terapinë në spitalin ditor, infermieret i kanë lënë ilaçet tek dollapi afër saj. Nuk ka pranuar terapi biologjike, ajo është vendosur në vitin 2018, ndërsa të sëmurët me kancer në këtë mjekim kanë parë shpresë shumë më të madhe për ta. Thotë se mungesa e terapive ka filluar pas largimit të Venko Filipçes nga funksioni i Ministrit të Shëndetësisë.
“Ne shtrihemi në ato shtretër ku e marrim kimioterapinë, tjetër infermiere shkon e sjell terapinë dhe e le te dollapi afër nesh, kështu që mund të lexoj a është ilaçi i njëjtë ai që ma ka shkruar mjeku dhe ai që është vendosur aty. Dhe besoni që tre vjet nuk kishte asnjë problem me mungesë të ilaçeve. Kur dha dorëheqje ministri Venko, tani nuk e di sa muaj pas, filloi të ketë mungesë të asaj terapie”, tha Makedonka Ikonomova Davçeva, paciente e Onkologjisë.
Darjan Petrov dha dëshmi edhe për trajtimin e nënës së tij të sëmurë nga kanceri, e cila humbi betejën me sëmundjen në vitin 2020. Ai tha se ai dhe e ëma, e cila vetë ishte mjeke, kryesisht shkonin në spitale private për mjekim dhe një pjesë e madhe e terapive i kanë blerë nga jashtë.
“Ne merrnim rezerva nga Parisi për atë terapi citostatike dhe shkonim në Klinikën e Onkologjisë në periudhën pranverë-verë 2019 dhe terapinë ia injektuan vetëm në Klinikë, por terapinë e kemi blerë nga Parisi. Drejtori i atëhershëm i Klinikës premtoi se kur të na mbarojnë rezervat, Klinika do të ofrojë terapi që vjen nga Fondi. Nëna ime dukshëm e shqetësuar tha atë ditë, se drejtori i ka thënë – më fal doktoreshë, por terapinë nuk do ta marrësh sot sepse nuk ka ardhur në klinikë”, theksoi Darjan Petrov, djali i pacientes së ndjerë.
Në cilësinë e dëshmitarit sot është thirrur edhe Avokati i Popullit Naser Zyberi, i cili u përgjigj se nuk mund të marrë pjesë, ndërsa përfaqësuesit e Shoqatës “Borka” nuk iu përgjigjën thirrjes për të dëshmuar për funksionimin e Onkologjisë.
