Pa ujë sot disa lagje të komunës së Gazi Babës

TË FUNDIT

Pa ujë sot prej orës 12:00 do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve  të lagjes Maxhari, Hipodrom dhe fshatit Trubarevë.

Nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup kumtojnë se ndërprerje në furnizimin me ujë do të ketë në rrugën Bllagoja Stefkovski  me rrugën Petre Filipovski Garkata, për shkak të një defekti rrugor në rrjetin e ujësjellësit prej f 350 mm.

Shfrytëzuesit  do të mbesin pa ujë deri në përfundimin e intervenimit. sa/