Pa ujë një pjesë e Kondovës dhe Svillarës

TË FUNDIT

Për shkak të riparimit të defektit në rrugë F-400 mm në rr. 1 në fshatin Kondovë, (mbi Medresen) sot do të kenë ndërprerje të ujit shfrytëzuesit e Medresesë, shtëpitë sipër dhe përreth Medresesë, pjesë e rr. 1 dhe 2 nga f. Kondovë, f. Svillare dhe Fakulteti i Shkencave Fetare, në Komunën e Sarajit.

Siç kumtoi QRMK Shkup pas njoftimit nga NP Ujësjellës dhe Kanalizime, ndërprerja do të jetë deri në përfundim të aktiviteteve.