Futbolli është interesant sepse sjell surpriza të mëdha, andaj Maqedonia mund që sërish ta befasojë Gjermaninë. Kapiteni verdhekuq Stefan Ristovski thotë ekipe gjigantë si Gjermania nuk të lënë shumë hapsirë për gabime, por ai është optimist se edhe nesër Maqedonia mund të nxjerr rezultat pozitiv.
“Për mua çdo ndeshje është përvojë, a luani në ndonjë ligë të ulët, apo me ndonjë gjigant kaq të madh, futbolli sot për atë është internat, sjell surpriza të mëdha. Një garë siç ishte ajo e Kampionatit Evropian sigurisht do ta mbajmë mend dhe do na bartë një vlerë dhe përvojë të madhe. Gjigant si kjo përfaqësuese nuk të japin shumë hapësirë për gabime. Pame edhe vet se duhesh të jesh i fokusuar 90 minuta, nuk ti falin as gabimet më të vogla, vijnë shpejt në kundërsulme kështu që kjo na pret edhe nesër me ndeshjen me Gjermaninë”, tha Ristovski.
Në ndeshjen e parë në Disburg i mundëm gjermanët me rezultat 2-1, por tani në Shkup nuk e kemi Pandevin i cili u pensionua, por as Bardhin për shkak lëndimit. Megjithatë trajneri Milevski thotë se të gjitha ata që do ta kenë mundësinë për t’i zëvendësuar janë maksimalisht të përgatitur.
“Në këtë moment po, jemi pa Bardhin, por kështu probleme kemi pasur edhe në ciklin e shtatorit, por gjithë të tjerat që do të kenë mundësi të luajnë nesër, mendoj që janë të gatshëm t’i përgjigjen sfidave. Po pajtohem me ju se nesër na pret një ndeshje ndryshe nga ajo që ishte në Disburg. Do të duhet të jemi maksimalisht të koncentruar, nëse duam të vijmë deri në rezultat pozitiv”, tha Bllagoja Milevski.
Maqedonia për momentin është në vendin e dytë të tabelës në grupin J.
Ndeshja Maqedoni e Veriut – Gjermani do të zhvillohet në stadiumin Todor Proevski në Shkup, të hënën me fillim në ora 20:45
