Osmani vs Taravari, kush çfarë bëri për Gostivarin

TË FUNDIT

Përplasje në rrjetet sociale mes ministrit të Jashtëm Bujar Osmani dhe kryetarit aktual të Gostivarit Arben Taravari. Kjo përplasje erdhi pasi që ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka marrë pjesë në përurimin e rrjetit të kanalizimit në Gostivar. Për këtë Taravari në facebook ka shkruar Ministri për punë të jashtme përuron kanalizimin fekal në Gostivar”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Osmanit, i cili shkruan: Zotni doktor, ti turpërohesh prej detyrës së Kryetarit të Komunës?

Nuk është çështja koleg pse une marr pjesë në fillimin e punimeve të projektit për kanalizim në Gostivar, por pse ti nuk je aty?

Aroganca që e reflekton nuk e mbulon turpin e vërtetë që keni lënë qytetarët e Gostivarit pa kanalizim e infrastrukturë bazike.

Proektet tuaja nuk shihen fare, dhe asnjëherë nuk u pamë në teren me njerëzit, me çizme në këmbë duke zgjidhur nevojat komunale të qytetarëve.

Jo, se është nën nivelin tuaj.

Nga ana tjetër u shohim shpesh në Shkup duke promovuar kandidatët e VMRO-s?!?

Nuk bën ashtu kolegë. Pavarësisht çfar detyre bën, mjek, politikan apo kryetar komune nuk bën me u turpnu prej popullit.

Me fat fushata

#vojvodë