Osmani: Vonesa e vazhdueshme për fillimin e negociatave është e paqëndrueshme

TË FUNDIT

Gjendja e shtyrjes së vazhdueshme të fillimit të negociatave është e paqëndrueshme, e paqëndrueshme për rajonin, e paqëndrueshme për besueshmërinë e procesit të zgjerimit dhe e paqëndrueshme për BE-në, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

“Konsideroj se, duke pasur të gjitha argumentet se Republika e Maqedonisë të Veriut ka ofruar të gjitha kriteret, madje i ka tejkaluar kriteret për fillimin e negociatave, duhet të filloj negociatat në kushtet kur 35 për qind e legjislacionit evropian është pjesë e legjislacionit tone”, tha Osmani në konferencë për shtyp pas takimit punues tematik me shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore maqedonase të akredituar në vendet anëtare të BE dhe përfaqësimet e përhershme në BE dhe NATO.

Ai theksoi se vendi hyn në fillimin e negociatave me një të tretën pajtueshmëri me legjislacionin evropian dhe plotësoi kriteret politike dhe ekonomike, të cilat tejkalojnë kushtet për fillimin e negociatave.

“U bënë të gjitha zgjidhjet e nevojshme të reformave dhe të gjitha çështjet politike që qëndronin në rrugë të mbyllur u mbyllën. Konsideroj se këto argumente dhe bisedimet me Qeverinë bullgare do të sigurojnë parakushte të mjaftueshme që negociatat të fillojnë menjëherë, ndërsa marrëveshja për fqinjësi të mirë është sigurisht pjesë e detyrimeve të shtetit”, shtoi Osmani.