Osmani vlerëson kontributin e grave kosovare: Secila largoi një gur drejt barazisë

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë tha se secila grua kosovare largoi një gur nga rruga drejt barazisë.

“Historia e Kosovës është histori e secilën grua e cila ka largu një gur nga rruga drejt barazisë. Gratë të cilat janë ballafaquar me rezistencën , me protestat në të 90-tat , që kanë marrë edhe armë për ta mbrojtur këtë vend, gratë që kanë marrë pjesë për bisedimet për paqe, gratë që i kanë mbijetuar dhunës seksuale… Ma vjen mire që kem mbledh gra e burra nga çdo kënd i botës. Përpjekja është të sigurohemi që sfidat me të cilat përballemi të tejkalohen”, deklaroi Osmani.

Ajo përmendi luftën në Ukrainë, protestat në Iran. Osmani tutje tha se gratë po diskriminohen e të drejtat e grave po diskriminohen edhe në demokraci.

“Shohim në Ukrainë, në Iran, Kubë etj që mundësia që grave t’iu dëgjohet zëri po luftohet brutalisht, po diskriminohen. Realiteti sfidues është që të drejtat e grave jo vetëm testohen, keqpërdoren dhe lihen anash nga regjimet autokratike, por këto të drejta po sfidohen edhe në demorkaci, nga ngritja e rasteve të dhunës në familje, deri tek gratë që gurëzohen për vdekje, vetëm se kërkojnë të drejtat themelore njerëzore. Mund të them se realiteti është i errët dhe nuk mund të fshihemi”, u shpreh ajo.

Ajo u zotua se do të punohet ditë e natë për barazinë.