Osmani thotë se do të ketë zgjedhje të parakohshme, Mexhiti ia kthen se “mendjen e ka vetëm te Qeveria”

TË FUNDIT

Përplasje mes kundërkandidatëve të Çairit për atë se a do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Kandidati i AKI-t për kryetar të Çairit, Bujar Osmani ka deklaruar se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas zgjedhjeve lokale.

Por iu kundërpërgjigj kundërkandidati nga VLEN, Izet Mexhiti duke thënë për Osmanin se “e ka mendjen në Qeveri, jo te Çairi”.

“Menjëherë pas zgjedhjeve do të ketë zgjedhje parlamentare dhe fituesin e vullnetit popullor nuk do ta marrë askush, po do të ulet në tavolinë dhe do të negociojë për bashkëqeverisje”, tha Osmani.

“Duhet ta përkujtoj që këto zgjedhje janë zgjedhje lokale, zgjedhje për komunat. Unë dhe ai kemi dalë të kërkojmë votën për kryetar komune. Ai mendjen e ka te Qeveria, nuk e ka te Çairi”, tha Mexhiti./TV21