Osmani: Të martën pritet të arrijnë kufomat nga aksidenti tragjik në Bullgari

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani konfirmoi raportimet e TV21 se gjatë gjatë javës tjetër pritet të nis transportimi i kufomave nga aksidenti tragjik në Bullgari, përcjell TV21. Osmani tha se shpenzimet për transport dhe ceremoninë mortore do të merren përsipër nga Qeveria.

“Pritjet janë që gjatë javës së ardhshme, menjëherë pasi të mbarojnë procedurat për identifikim të viktimave, sipas informatave fillestare, mund të presim diku nga e marta ose e mërkura, por me mundësi edhe për ditë tjera, deri sa të kompletohet të gjitha procedurat e identifikimit”, tha mes tjerash Osmani.