Osmani: Tallja me shtetin dhe institucionet është kërcënim hibrid

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani duke folur për shtetasit e Maqedonisë së Veriut që gjenden në Ukrainë, dhe të cilët nuk u përgjigjen në thirrjet e tij për të lëshuar këtë shtet para se të ndodhte pushtimi rus, tha se tallja me institucionet gjatë kohës së agresionit rus, është kërcënim hibrid, e definuar nga shteti.

“Kur i definuam kërcënimet hibride, si një kërcënim hibrid e definuam edhe talljen me institucionet. Kur thotë MPJ të lëshoni një shtet, ju duhet të besoni në të. Pavetëdijshëm qytetarët hynë në këto instrumente të dëmtimit të shtetit. Për këtë kërkoj shumë kujdes në këtë pjesë. Parimet dhe rendi e mbron Maqedoninë e Veriut”, tha Osmani në intervistë për TV24.

Shton se këtë dukuri e kupton pjesërisht dhe se vlerëson se ka arsye objektive për këtë, mes të cilave edhe pritja e gjatë para fillimit të negociatave me BE-në./TV21