Viti i kaluar ishte historik, sepse u bëmë anëtarë të NATO-s dhe morëm vendim për fillimin e bisedimeve me BE-në. Ky vit është shumë i rëndësishëm, sepse e morëm kryesimin në OSBE, u bëmë anëtare e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi, e njohur me shkurtesën “BSEK”, si anëtare e 13-të dhe arritje të tjera serioze të jashtme politike. Për fat të keq ende nuk patëm sukses ta operacionalizojmë vendimin politik për fillimin e bisedimeve për shkak të çështjes të cilën e ngriti Bullgaria dhe për shkak të situatës së brendshme politike në atë vend në të cilin nuk mund të ndikojmë. Por, edhe krahas kësaj shfaqëm konstruktivitet.
Këtë sot e theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili tha se i përgjithshëm është vlerësimi i bashkësisë ndërkombëtare se ne sillemi në mënyrë dinjitoze, evropiane dhe konstruktive në këtë kontekst jooperacional dhe ne vazhdojmë të sillemi ashtu, sepse në atë mënyrë do t’i kemi miqtë në anën tonë dhe argumentet tona do të dëgjohen më mirë.
Për këtë, theksoi, në Samitin në qershor kishim mbështetje njëzëri nga 26 vendet anëtare.
“Ne e dimë se kjo rrugë kalon përmes Sofjes dhe vazhdojmë me komunikimin. U pashë me ministrin në Kiev, kishim bisedë më të gjatë, u dëgjuam në telefon të premten edhe një herë, u morëm vesh që të kemi vazhdim të takimeve në nivel të ekspertëve të vetëdijshëm se pa Qeveri politike në Bullgari askush nuk mund të parashikojë nëse do të ketë vendim megjithatë u morëm vesh, unë kërkova të vazhdojë komunikimi që të tentojmë t’i tejkalojmë disa dallime në ndërkohë. Ajo që është kënaqësi për mua është që presidenca sllovene është aktive dhe vazhdojnë të punojnë bashkë me Komisionin Evropian dhe shpresoj se kjo do të japë fryt. Samiti është më 6 tetor, Këshilli i Bashkimit Evropian për Punë të Përgjithshme – GAK është në fund të shtatorit”, theksoi Osmani.
Pikëpamjet për shkak të situatës politike në Bullgari, theksoi, nuk mund t’i parashikojë askush.
“Më vjen mirë kur shoh se si sllovenët janë aktivë, si BE, ne gjithashtu jemi aktivë. Sa na përket neve do të bëjmë gjithçka që duhet në kuadër të pozicioneve të shtetit. Njëzetë e gjashtë vende anëtare të BE-së konsiderojnë se ne sillemi në mënyrë konstruktive, dinjitoze dhe na inkurajojnë të vazhdojmë në atë rrugë të punojmë në mënyrë aktive që të gjejmë zgjidhje. Këtë do të vazhdojmë ta bëjmë pavarësisht nga agjenda ditore politike. Atë mund ta them se ashtu siç patëm sukses me NATO-n, do të kemi sukses edhe me BE-në. Domethënë çështja nuk është nëse, por kur, shtoi Osmani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas brifingut me rastin e ekspozitës së parë arkivore të MPJ-së e titulluar “30 vite pavarësi – retrospektivë e politikës sonë të jashtme”
