Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në “Click Plus” në TV21 theksoi se shërimi me Bullgarinë është zvoglimi i boshllëkut të komunikimit.
“Komunikimi dhe bashkëpunimi ynë ishte një viktimë e pandemisë, si çdo proces tjetër shoqëror, por edhe në zgjedhje, dhe mungesa e komunikimit zakonisht krijon atë boshllëk i cili më pas plotësohet ose nga keqkuptime ose nga axhenda e dikujt tjetër. Unë mendoj se kjo është shërimi në raste të tilla është gjithmonë për të zvogëluar boshllëkun e komunikimit, të vendosim komunikim dhe më pas të vlerësojmë hapësirën në dispozicion për të gjetur një zgjidhje”, deklaroi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.
