Osmani realizoi takime në Pallatin e Eliseut

TË FUNDIT

Janë mbledhur mjetet e nevojshme për Noarin 3-vjeçar

Të afërmit e Noarit 3-vjeçar, që vuan nga tumori në veshkë, njoftojnë se, janë mbledhur mjetet e nevojshme për...

Qeveria e zgjeruar, VMRO-ja ndryshoi qëndrim, PLD-ja tha “jo”, për ASH-në ky është blof

https://youtu.be/MfaEpYyR6Xw Pasi që e mori besimin në Kuvend, dje kryeministri Zoran Zaev i ofroi opozitës që të jetë pjesë e...

Çairi dhe Saraji festojnë 7 Marsin, të pranishëm Mexhiti dhe Bexheti, por jo funksionarët e lartë BDI-së

https://www.youtube.com/watch?v=Wn3dB3j4U-Y Se po vazhdojnë fërkimet brenda BDI-së, kjo u pa edhe sot në shënimin e festës së 7 marsit, në...

Qendër terapie me protone për pacientët e vegjël me sëmundje të rënda

Një qendër e terapisë me protone për trajtimin e pacientëve të vegjël me kancer pritet të nisë funksionimin në...

Asfaltimi i autostradës Shkup-Bllacë ende s’ka filluar

https://www.youtube.com/watch?v=juo8archIpw Shumë fjalë, shumë premtime e fotografi, por asfaltimi i dy kilometrave rrugë, në autostradën Shkup-Bllacë ende nuk ka filluar...

Në vazhdim të vizitës së punës në Francë, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, realizoi takime të ndara në Pallatin e Eliseut me këshilltarët e Kabinetit të presidentit Emmanuel Macron, Isabelle Dumont përgjegjëse për Evropën Kontinentale dhe Turqinë dhe me këshilltarin për Evropë, Alexandre Adam.

Në takimin e përbashkët Osmani potencoi rëndësinë e zbatimit të vendimit të BE-së nga marsi i vitit të kaluar, si kusht i rëndësishëm për ruajtjen e kredibilitetit ne rajon, veçanërisht kredibilitetin e procesit të zgjerimit. Në këtë drejtim u shqyrtua edhe strategjia për Ballkanin Perëndimor e presidentit Emmanuel Macron, për të cilën u konstatua se paraqet interes për të dy vendet.

“Ne i kuptojmë shqetësimet e BE-së dhe kuptuam nevojën për transformimin e Unionit. Fuqishëm e mbështesim projektin për Ardhmërinë e Evropës dhe japim mbështetje të fortë për Metodologjinë e re të bisedimeve. Shprehëm gatishmëri së bashku me anëtaret e BE-së, veçanërisht Francën, por edhe me institucionet evropiane të punojmë në zhvillimin e konceptit i cili do të sjellë kualitet të ri në raportet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut është e gatshme për mbikëqyrje edhe më të rreptë, por edhe më fer, dhe ne në këtë shohim përparësi në transformimin tonë”, tha Osmani.

Në margjinat e vizitës së punës në Paris, Osmani realizoi takim edhe me Marta De Sidrac, kryetare e grupit për bashkëpunim midis Francës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Senatin francez, ndërkaq kishte takim edhe me zëvendës drejtorin gjeneral i Agjencisë Franceze për Zhvillim, Philippe Baudoin.

Vizita e punës në Paris, e shefit të diplomacisë, Osmani, është pjesë e turneut të tij diplomatik në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Mbështetja e riafirmuar nga ana e Francës, dhe tre Marrëveshjet e nënshkruara janë rezultati pozitiv nga kjo vizitë, me çka progresi i raporteve bilaterale midis Maqedonisë së Veriut dhe Francës merr intensitet shtesë.

TË NGJAJSHME