Krahas Kryesisë së re të partisë, Bashkimi Demokratik për Integrim dje zgjodhi edhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, ndërsa ndër emrat që bie në sy në këtë këshill është ai Musa Xhaferit, i cili nuk është as anëtar në Kryesinë e lartë të partisë, megjithatë është ndër figurat më në zë i të ashtuquajturit “grupi i zjarrit”. Po çfarë është ky Këshill dhe kë e mbikëqyrë? Kur e pyetëm zëdhënësin e integrisëve, Bujar Osmani, në fillim u përgjigj me të qeshur.
G:Çfarë funksioni ka Këshilli Mbikëqyrës në BDI?
(OSMANI QESH)
Osmani: Mbikëqyrë. Mbikëqyrë punën e Kryesisë.
G:Punën e ministrave?
Osmani:Jo të kryesisë.
G;Pse pikërisht në këtë Këshill është edhe Musa Xhaferi?
O:Janë çështje organizative të strukturës dhe Këshillit të Përgjithshëm. Do i pyesni anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.
Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, Musa Xhaferi, i tha TV21 se ky këshill do të mbikëqyrë mbarëvajtjen e punëve partiake si respektimi i statutit dhe programit partiak.
“Kjo ka një rëndësi të veçantë në këtë kohë për arsye se ne hymë në një fazë, gati trevjeçare pas kongresit nuk kishim organe të konstituuara dhe krijua një anarki në BDI. Gjatë vendimmarrjeve të përgjithshme, qoftë kadrovike, qoftë politike”, tha Musa Xhaferi, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në BDI.
Përveç mbikëqyrjes së procedurave të zgjedhjeve, ndër gjërat e para që do ta bëjë ky këshill mbikëqyrës është pjesëmarrja e Talat Xhaferit në kryesi të BDI-së.
“Në këtë fillim pikë së pari do ta konsultojmë pjesëmarrjen e kryetarit të Parlamentit në kryesi, për arsye se kryesia është një organ ekzekutiv dhe a është në përputhshmëri me ligjin dhe Kushtetutën”, tha Xhaferi.
Nga ana tjetër, Bujar Osmani, që është Ministër nga radhët e BDI-së, e pranon se ky Këshill mbikëqyrës do ti aktivizonte më shumë në punë.
G: A do të ju aktivizojë juve si ministra që të punoni më tepër që të mos merrni në BDI që të mos merrni kritika?
-Sigurisht se po. Ne llogaridhënien e kemi obligim para së gjithash ndaj qytetarëve. Roli i ministrave dhe funksionarëve është që tu shërbejë njerëzve, asgjë më tepër, pavarësisht se gjatë periudhave të ndryshme janë krijuar perceptime të ndryshme për funksionarët shtetërorë dhe partiak. Ne nuk jemi asgjë më tepër se shërbyes të njerëzve dhe nëse diku nuk e bëjmë shëlbimin siç duhet duam të dëgjojmë zërin e njerëzve dhe natyrisht edhe të strukturave të tjera. Kujtoj që në BDI ka një “check & balance” të brendshëm që kontrollon procesin”, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Përveç Musa Xhaferit, në Këshillin Mbikëqyrës të BDI-së bëjnë pjesë edhe Bekim Neziri, Juamin Sinani, Zenun Matjani, Memet Selami, Shukri Masurica dhe Nedim Ramizi. Nëse do të ketë shkelje statutare, parashihet që vërejtjet fillimisht do të duhet të deponohen në parti, e të njëjtat vërejtje Këshilli Mbikëqyrës ka të drejtën që ti drejtojë edhe në Gjykatë për të marrë përgjigje adekuate.
