Osmani përsëri e thirri kandidaten për president nga radhët e DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, në duel të përbashkët për, siç tha, të përballur argumentet dhe faktet e kërkesës së VMRO-DPMNE-së për 61 deputet që, siç theksoi, është koncept i epërsisë ndaj etnive tjera. Osmani edhe sot e thirri në duel dhe akuzoi se në këtë mënyrë po udhëhiqet fushatë hibride për diskreditimin e institucioneve. Për fat të keq në këto zgjedhje po udhëhiqet fushatë e zezë e paparë me ofendime të individëve dhe institucioneve, vlerësoi Osmani.
Siljanovska pas kësaj thirrjeje të dytë u përgjigj në profilin e saj në X, ku në vend të duelit kërkon që të mbahet debat me të gjithë kandidatët për president.
Siç duket në gjysmën e dytë të fushatës së zgjedhjeve presidenciale retorika bëhet vazhdimisht e më e ashpër, ku nuk kursejnë akuzat e as ofendimet. Nga VMRO-DPMNE dërguan kërkesë për kërkim falje nga Pendarovski për shkak se në fushatën e tij në Kumanovë nga një pjesë e qytetaëve prezent janë përdorur fjali fyese për Siljanovskën.
Derisa VMRO-DPMNE kërkon që të ndalet përhapja e gjuhës së urrejtjes, kandidatja e tyre Gordana Siljanovska Davkova me fjalë ofenduese ndaj Pendarovskit dhe Kovaçevskit. Tani LSDM kërkon që Siljanovska të kërkojë falje.
Fushata për zgjedhjet presidenciale të raundit të parë zgjat edhe 9 ditë, por me afrimin e fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare, fushata e zezë, ofendimet dhe diskreditimet bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të ashpra.
