Osmani përmend Kosovën në mbledhjen e NATO-s: Anëtarësimi do të pamundësonte ndikimin rus në rajon

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani tha se edhe në takimin e sotëm ministrorë në Bukuresht ka përmendur nevojën që Kosova sa më parë të bëhet anëtare e Aleancës Veri-atlantike, përcjell TV21. Osmani në një deklaratë për TV21 theksoi se paqja dhe siguria e plotë e Kosovës dhe Bosnjës do të pamundësonin ndikimin rus në rajon.

“Thash edhe brenda në takim se Maqedonia e Veriut mbështet fuqimisht të ardhmen euroatlantike të Kosovës, përmbylljen sa më shpejtë të kontestit me Republikën e Serbisë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila në bazë, në qendër do të ketë njohjen e ndërsjellë dhe pastaj perspektiven euroatlantike të Kosovës. Mendoj se mbyllja e këtyre dosjeve të hapura do të pamundësojë ndikimin rus në rajon dhe me këtë do të konsolidoje atë në periudhë afatgjate”, tha mes tjerash Osmani.