Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani për vizitë pune do të qëndrojë në Berlin dhe Varshavë. Osmani në Berlin do të takohet me ministrin shtetëror gjerman për Evropë dhe përfaqësues të Federatës së Republikës së Gjermanisë në BE, Majkl Rot, raporton TV21.
Në vizitën në Berlin që do të zhvillojë Osmani me ministrin shtetëror gjerman për Evrop dhe përfaqësues i Gjermanisë në BE, Majkl Rot, tema kryesore do të jetë integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, në drejtim të përkrahjes nga Qeveria e Federatës Gjermane për vendimin e fillimit të negociatave në tetor, në të cilën Bundestagu do ta shqyrtojë në seancën më 26 shtator.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane nga Berlini do të udhëtoj për në Varshavë, të cilën do të realizoj takim me Sekretarin Shtetëror për Çështje Evropiane pranë Ministrisë për Punë të Jashtme të Polonisë, Konrad Shmianski, si dhe do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, Jacek Çaputoviç.
