Osmani optimist se pas zgjedhjeve në Bullgari, normalizohet komunikimi mes dy shteteve

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është shprehur optimist, se pas zgjedhjeve në Bullgari, do të normalizohet komunikimi mes dy shteteve.

Debati do të racionalizohet dhe sipas tij, me këtë do të kthehet edhe besimi i humbur.

“Ekziston potencial për kthim të besimit mes dy shteteve, në kthimin e komunikimit normal, në kthimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Duhet të racionalizohet debati dhe qasja. Zgjedhjet nuk ndihmojnë në racionalizimin e debatit”, tha Osmani.