Duke i thirrur në përvojën e fituar gjatë zgjedhjeve parlamentare, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vlerëson se nuk ka arsye që të shtyhet Regjistrimi për shkak të pandemisë.
“Ne kemi tashmë përvojë se si institucionet të sillen në kohë të pandemisë, dhe besoj se kjo përvojë do të reflektojë edhe gjatë regjistrimit”, tha Osmani, transmeton TV21.
Ky qëndrim i Osmanit, vjen si rezultat i thirrjeve të shumta që po i bën opozita maqedonase për shtyrjen e regjistrimit. “për shkak të situatës së vështirë me Covid-19”.
