Osmani nesër në vizitë zyrtare në Turqi

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nesër më 29 korrik 2021, do të realizojë vizitë zyrtare në Ankara, ku do të ketë takime me më shumë përfaqësues të lartë të Republikës së Turqisë, midis të cilëve, me nikoqirin e tij, Mevlut Çavushogllu. Osmani po ashtu do të takohet edhe me përfaqësues të Lidhjes së Odave Ekonomike dhe Bursës së Mallrave të Turqisë.

Fokus i bisedimeve ndërmjet Osmanit dhe krerëve politik dhe ekonomik të Republikës së Turqisë pritet të jenë gjendja dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në sferën ekonomike; aktivitetet lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe aleancën e NATO-s; proceset e integrimit evropian, si dhe çështje të tjera lidhur me temat ndërkombëtare aktuale.

Në kuadër të qëndrimit në Turqi, Osmani do të vizitojë një numër qytetarësh, me prejardhje nga Republika e Maqedonisë së Veriut./TV21