Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani konfirmoi lajmin e TV21 se gjatë ditës së nesërme pritet të arrijnë në Shkup dy nga 7 personat e lënduar në aksidentin e autobusit në Bullgari, përcjell TV21. Osmani tha se të lënduarit fillimisht do të pranohen në institucionet shëndetësore në Shkup.
“Dy të lënduarit e parë planifikohet të lirohen nga spitali qysh ditën e nesërme, me 27 nëntor. Dy të lënduar do të vijnë me 28 nëntor, dy me 30 nëntor, ndërsa personi tjetër do të vijë me 12.12.2021, ndërsa shtetasi i Serbisë do të transferohet në Serbi”, tha mes tjerash Osmani.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/638028624020562