Osmani në takim joformal ministror të NATO-s në Berlin

TË FUNDIT

Pushtimi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, implikimet e mundshme të luftës ndaj aleatëve, rreziqet e sigurisë dhe mbrojtja e ardhshme e NATO-s, si dhe Samiti i ardhshëm i liderëve të Aleancës në Madrid, do të jenë në fokus të bisedimeve dyditore të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, të cilat do të mbahen sot dhe nesër në Berlin, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtëm Bujar Osmani.

Në takim janë të ftuar edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Suedisë, të cilët do të informojnë për zhvillimet e fundit, përfitimet dhe implikimet në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të ardhshëm të këtyre dy vendeve në Aleancë.

Siç thuhet në kumtesë të MPJ-së, në margjinat e takimit, Osmani pritet të ketë takime bilaterale me ministrat e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba dhe Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, si dhe me kolegë të tjerë pjesëmarrës në takim.

MARKETING I PAGUAR POLITIK