Osmani: Ndjekim me vëmendje bisedimet Kosovë-Serbi, njohja e ndërsjellë do sjelli paqe në rajon

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në një intervistë ekskluzive për TV21 tha se Shkupi po ndje me vëmendje bisedimet në Bruksel mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Ai tha se inkurajon këto bisedime the se në fund konkluzioni i këtyre bisedimeve duhet të jetë njohja e ndërsjellë, gjë që do të garantonte paqe në rajon.

“I ndjekim me vëmendje sigurisht zhvillimet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për shkak se është n temë që influencon të gjithë rajonin. Inkurajojmë këto bisedime me qëllim që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje gjithëpërfshirëse e cila në qendër do ketë njohjen e ndërsjellë mes të dyja vendeve dhe rajoni të vazhdojë rrugëtimin e tij.”- tha Osmani.