Osmani: Na nevojitet Qeveri stabile dhe funksionale me perspektivë evropiane

TË FUNDIT

Bujar Osmani, zv/kryeministri për çështje Evropiane ka zhvilluar takim me euroambasadorin Samuel Zhbogar, në të cilën është diskutuar rrjedha e zgjedhjeve dhe atmosfera pas zgjedhore në drejtim të stabilitetit politik në vend, në prag të fillimit të negociatave.

“Vendit i nevojitet Qeveri stabile dhe funksionale, me perspektivë evropiane, e cila në mënyrë adekuate do të mund të përgatitet dhe ti fillojë negociatat e ardhshme me Bashkimin Evropian, si dhe të jetë garancë për stabilitetin rajonal në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme rajonale”, theksoi Osmani./TV21