Osmani: Mosrespektimi i masave nuk ka qenë arsye për pikun e virusit, është pasojë e lajmeve të rreme

Must Read

“Monstra”, ekspertja e dheut Nikollovska ka përgatitur raport të rrejshëm

Personi ekspert, Snezhana Nikollovska, që ka bërë ekspertizën e dheut për rastin “Monstra” ka përgatitur raport të...

Presidenti slloven apelon për zgjidhje mes Shkupit dhe Sofjes, që të mos lejohet shtyrja e bisedimeve eurointegruese

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, bën thirrje që në asnjë mënyrë të mos shtyhet konferenca e parë...

Zaev: Brutaliteti i policisë është për dënim më të fuqishëm

Brutaliteti nga ana e nëpunësve të policisë ndaj qytetarëve romë, të cilin e pamë dje në në...
- Advertisement -

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe shef i Shtabit të krizës për përballje me virusin Kovid-19, Bujar Osmani duke folur për gjendjen aktuale me virusin në vend dhe numrin e madh të të infektuarve në Çair, ka thënë se kjo komunë ka rrethana specifike dhe është më komunë më e dendur në Evropë. Këtë deklaratë, Osmani e dha në emisionin e sontëm në TV Alfa “Çka nuk është e qartë” ku shtoi se nuk ka komunë me popullatë më të madhe në metër katror në Evropë.

“Në një kilometër katrorë në Çair, jetojnë rreth 20 mijë qytetarë, ose në tre e gjysmë kilometra katrorë sa është Çairi, jetojnë rreth 67 mijë qytetarë. Ashtu që shumë lehtë do të përhapet infeksioni në një mjedis të dendur, se sa në Saraj ku u vendos menjëherë në kontroll ku në një territor më të madh jetojnë më pak njerëz. Ekzistojnë karakteristika gjeografike dhe tjera”, ka deklaruar Osmani.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se mosrespektimi i masave nuk ka qenë arsye për pikun, por siç tha, “është pasojë e lajmeve të rreme që keqpërdorën lodhjen e qytetarëve”.

“Unë Qeverinë në një punë e akuzoj, ajo është në përballjen joradikale me lajmet e rreme. Shembull më i mirë për lajmet e rreme është se mbi 25 për qind e qytetarëve nuk besojnë se virusi ekziston. Ka pasur lajme të rreme të llojit se ky është konspiracion i Bill Gejtsit që të vaksinojë njerëz dhe t’u vendos çipe. Mund t’ju siguroj listë të burimeve, bile në momente kam menduar se kjo është luftë speciale. Ka pasur edhe informacione se dy vende në botë janë burim i lajmeve të rreme për pandeminë dhe se njëri prej tyre jemi ne. Paramendoni situatë se një lajm i tillë i rremë ka fuqinë të arrijë deri në Amerikë, nga Velesi (siç ka qenë rasti me Trampin), paramendoni se çka mund të bëjë rrugës”, ka thënë Osmani./MIA

- Advertisement -

“Monstra”, ekspertja e dheut Nikollovska ka përgatitur raport të rrejshëm

Personi ekspert, Snezhana Nikollovska, që ka bërë ekspertizën e dheut për rastin “Monstra” ka përgatitur raport të rrejshëm. Prokurorja...

Presidenti slloven apelon për zgjidhje mes Shkupit dhe Sofjes, që të mos lejohet shtyrja e bisedimeve eurointegruese

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, bën thirrje që në asnjë mënyrë të mos shtyhet konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut...

Zaev: Brutaliteti i policisë është për dënim më të fuqishëm

Brutaliteti nga ana e nëpunësve të policisë ndaj qytetarëve romë, të cilin e pamë dje në në një video në rrjetet sociale,...

Fushatë parazgjedhore e Trampit: Bajden do ta shkatërrojë Floridan, unë do ta shkatërroj virusin

Si pjesë e fushatës parazgjedhore, presidenti amerikan Donald Tramp e vizitoi Karolinën Veriore dhe Floridan, disa nga shtetet ku si rezultat i...

Thaçi: Do të jap dorëheqje nëse ngritët aktakuzë nga Gjykata Speciale për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se në momentin që Dhomat e Specializuara për Kosovën, përkatësisht Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -