Osmani me vajzat e saj ia dedikuan vezët e Pashkëve Ukrainës

TË FUNDIT

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me binjakët e saj këtë vit vezët e Pashkëve i bën me ngjyra të flamurit të Ukrainës.

Osmani u shpreh në Tëitter se këtë vit ia kanë dedikuar ato shtetit ukrainas.

“Këtë vit ia dedikuam lyerjen e vezëve të Pashkëve Ukrainës. Paqja mbizotëroftë mbi luftën dhe dashuria mbi urrejtjen”, është shprehur Osmani.

Ndryshe, Presidentja e vendit dje ka uruar për Pashkët ortodokse, ku në urimin e saj u shpreh se solidarizohet me popullin ukrainas të cilët po festojnë nën hijën e luftës./21Media