Kandidatët për kryetar të Çairit, Bujar Osmani nga AKI-ja dhe Izet Mexhiti nga VLEN-i kanë shpalosur sot premtimet më të reja.
Osmani është përqendruar te gratë, ku ka premtuar që do të mundësojë që secila grua e Çairit të ketë të ardhura vetanake financiare.
Mexhiti ka premtuar Qendër Rinore, ku të rinjtë do ta shprehin dhe realizojnë të ardhmen e tyre.