Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë ka reaguar duke thënë se ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. “Do të thotë që nuk e donë vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës.”, ka reaguar Osmani përmes një shkrimi në llogarinë e saj “Facebook”. Ekzekutivi sot ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë./21Media
