Osmani: Kosova është me Ukrainën

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar mbështetjen e vendit për Ukrainën, pas tensioneve të shtuara mes kësaj të fundit dhe Rusisë.

“Republika e Kosovës është me Ukrainën”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Qëndrim të njëjtë më herët kishte treguar edhe sekretari i ShBA-së, Antony Blinken, i cili shkroi se Shtetet e Bashkuara janë me Ukrainën.

Kujtojmë se Ukraina nuk bën pjesë në shtetet që e njohin shtetësinë e Kosovës.