Osmani kërkon grafë për bullgarët? Simovski: Nuk ka nevojë, tashmë ekziston

TË FUNDIT

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani i thirri përfaqësuesit e shoqatave bullgare në vend që të kërkojnë grafë për regjistrim. Thirrja e tillë vjen një ditë pas reagimeve në lidhje me të drejtat e komunitetit bullgar në vend dhe kërkesës së Presidentit bullgar, Rumen Radev, që shërbimet e sigurisë së vendit të tij të ndërmarrin masa për mbrojtje të këtyre qytetarëve, për çka Osmani nuk doli me reagim për deklaratën e tillë.


“Republika e Maqedonisë së Veriut ka jashtëzakonisht model të suksesshëm të shtetit mulitetnik. Përveç të drejtave kolektive të komuniteteve më të mëdha, ekzistojnë mekanizma funksional për mbrojtjen e komuniteteve më të vogla etnike. Në këtë drejtim askush nuk guxon t’i cenojë të drejtat e komunitetit bullgar në vend. Përfaqësuesit e këtyre shoqatave duhet të kontaktojnë organet e regjistrimit dhe të kërkojnë grafë adekuate në suaza të regjistrimit”, theksoi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

A gaboi Osmani, për shkak se ekziston grafë e tillë, ndërsa siç thotë njeriu i parë i ESHS, Apostoll Simovski, grafë të tillë çdoherë ka pasur. Kjo mund të konfirmohet edhe me faktin që në regjistrimet e mëparshme të popullsisë ekzistojnë të dhëna statistikore edhe për numrin e qytetarëve që janë deklaruar si bullgarë, ndërsa në regjistrimin e fundit të vitit 2002, si bullgarë janë deklaruar 1 487 persona.
Në ndërkohë përsëri me reagim të ri dhe kërcënime doli Shoqata për miqësi maqedono-bullgare. Nga atje me presion ndaj qytetarëve të cilët posedojnë pasaportë bullgare që gjatë regjistrimit të deklarohen si bullgarë, ose në të kundërtën do t’u merret pasaporta, ndërsa ata që do të deklarohen si bullgarë do të mund më lehtë të marrin pasaportë.


“Në pajtueshmëri me Ligjin për shtetësi bullgare nga viti 1999, personit mund t’i merret e njëjta nëse konfirmohet se gjatë procedurës ka dhënë të dhëna të rrejshme. Sipas ndryshimeve të ligjit, kërkuesit potencialë nga Republika e Maqedonisë, në të ardhmen më lehtë mund të marrin shtetësi të Republikës së Bullgarisë”, thonë nga Shoqata e Qytetarëve – Miqësi maqedono-bullgare.

Megjithatë të dhënat që jepen gjatë regjistrimit janë personale dhe askush nuk ka të drejtë të marrë të dhëna lidhur me atë – kush dhe si është deklaruar, siguron Simovski. Ai thotë se edhe pse deri më tani ka pasur kërkesa nga Bullgaria, megjithatë nuk u janë dhënë informacione se si janë deklaruar persona të caktuar.

 “Asnjë qytetar, as në vendin tonë, e as kudo në botë nuk mund të marrë asnjë formular lidhur me atë se si është deklaruar. Kjo mbetet këtu, ato janë të dhëna personale, nuk guxon të jepen publikisht. Kjo është një rregull i cili ekziston që nga fillimi i zbatimit të regjistrimeve dhe vlen për të gjitha vendet në botë. Më vjen keq që disa vende, jo vetëm Bullgaria, gjatë viteve të kaluara kanë kërkuar nga ne që personat që kanë aplikuar për shtetësinë e tyre të paraqesin se si janë deklaruar gjatë regjistrimit. Askush nuk ka marrë, e as që do të marrë të dhëna të tilla. Askush nuk ka të drejtë të marrë dhe nuk guxojmë të japim të dhëna të tilla”, u shpreh Apostoll Simovski – Drejtor i Entit për Shtetëror për Statistikë .
Presioni për regjistrimin fillon me paralajmërimin e Presidentit bullgar, Rumen Radev i cili tha se qytetarët në vendin tonë që janë deklaruar si bullgarë, kinse janë keqtrajtuar, prandaj ka kërkuar nga shërbimet bullgare të ndërmarrin masa. Reagimin e tillë, Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev e vlerësuan si përzierje e ashpër në punët e brendshme të vendit tonë.