Osmani: Kemi gjetur gjuhë të përbashkët me Holandën lidhur me domosdoshmërinë nga koordinimi i mirë për sfidat nga kriza energjetike

TË FUNDIT

Nevojitet koordinim i mirë në prag të sfidave nga kriza energjetike midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, pikërisht duke e pasur përvojën nga pandemia, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencën për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Uopke Hukstra.

Në pyetje të gazetarëve, nëse Holanda, në kuadër të asaj që do ta kryesojë Bashkimin Evropian në kontekst të krizës energjetike e cila po vjen, do ta mbështesë ose do të propozojë që të përfshihet edhe Ballkani Perëndimor, duke e përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut dhe nëse deri më tani është kërkuar diçka e tillë nga BE-ja, duke e pasur parasysh përvojën nga kovid-kriza kur Ballkani Perëndimor u la në bisht dhe këtë e mori shumë vonë, nëse të presim se mund të jemi në bisht edhe për krizën energjetike, Osmani u përgjigj se kanë biseduar pikërisht në këtë temë.

“Këtu kemi gjetur gjuhë të përbashkët lidhur me domosdoshmërinë, gjegjësisht nevojën nga koordinimi i afërt. Ndryshe, të përkujtoj se Bashkimi Evropian tani më ka sjell vendim për furnizim të përbashkët të gazit dhe energjisë në të cilin Komisioni do të shërbejë si platformë për cilindo nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët nuk janë vende-anëtare do të mund ta shfrytëzojnë Komisionin Evropian për furnizimin e gazit dhe energjisë. Problemi është që edhe Bashkimi Evropian përballet me mungesën e energjisë, megjithatë, me çmime të larta të energjisë”, theksoi ai.

Informoi se në Këshillin e djeshëm për siguri i shqyrtuan të gjitha aspektet.

“E vizituam edhe Sofjen pikërisht në temë të sigurimit të energjisë elektrike, gjithashtu. Të informoj se për herë të parë, Bashkimi Evropian do t’i ftojë edhe ministrat e ekonomisë dhe të energjetikës të Ballkanit Perëndimor në takimin e tij zyrtar të Bashkimit Evropian, me qëllim që të përfshihen edhe ministrat nga rajoni me qëndrimet e tij dhe të njihen me vendimet të cilat do të sillen, ndërsa sipas paralajmërimeve priten të ashtuquajturat vendime “historike” të Bashkimit Evropian lidhur me masat e caktuara, që të ulet ndikimi negativ nga kriza energjetike, gjegjësisht çmimet e larta, mungesa e gazit dhe kështu me radhë”, tha Osmani.

Ministri Uopke Hukstra u përgjigj se duhet edhe më tej ta mbështesin Ukrainën.

“Kjo kërkon këmbëngulje, sepse ne nuk mund të dorëzohemi, nuk ka të bëjë vetëm me të ardhmen e Ukrainës, ka të bëjë me të ardhmen e kontinentit tonë. Por mund të shohim gjithashtu se qytetarët dhe bizneset në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe në të gjithë kontinentin evropian dhe në këtë rajon po përballen me vështirësi për shkak të krizës energjetike dhe inflacionit. Është koha për të treguar unitet, siç tha ministri, do të mbahet një takim i ministrave përgjegjës për energjinë, në këtë takim do të marrin pjesë jo vetëm ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe ministra të vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kështu duhet të jetë”, theksoi Hukstra.

Sipas tij, në mënyrë afatgjate, me rëndësi esenciale është që të sigurohen se vendet anëtare të Bashkimit Evropian, vendet anëtare të NATO-s dhe ata të cilët duan të përfshihen në Bashkimin Evropian nuk do të përballen sërish me një situatë të tillë të shkaktuar nga, siç tha, “lodra të caktuara gjeopolitike”.

“Ne tani jemi përballur me kovid-krizë, përballemi edhe me këtë krizë, megjithatë qëllimi afatgjatë është që ta konsolidojmë unitetin tonë dhe përgjigjen e përbashkët”, tha ai.