Osmani jep lajmin e mirë nga Brukseli

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, njofton nga Brukseli se efektet e fillimit të negociatave kanë filluar të ndihen për vendin tonë. Sipas Osmanit, Komisioni Evropian ka propozuar sot t’i jepen Maqedonisë së Veriut 100 milionë euro si ndihmë mikrofinanciare. Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi.
“👏 Lajm i mirë nga Brukseli, fillimi i negociatave me BE-në po jep rezultatet e para
✅ Komisioni Evropian sot propozoi dhënien e 100 milionë eurove ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut
🙏 Faleminderit për solidaritetin dhe mbështetjen e 🇪🇺 për politika efektive në një kohë krize të paprecedentë.”- shkruan Osmani.