Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në Click Plus komentoi edhe kërkesën e kryeministrit Zaev për votëbesim të Qeverisë.
“Unë mendoj se ishte një hap i mirë nga kryeministri, sigurisht në koordinim me partnerët e koalicionit, sepse opozita thotë se qeveria mund të bjerë në çdo moment, kjo dekurajon investitorët dhe këdo që dëshiron të punojë me këtë vend në çdo mënyrë”, deklaroi Bujar Osmani.
Kujtojmë që dje deputetët me 62 vota “për” dhe asnjë “kundër” konfirmuan votëbesimin e Qeverisë.
