Osmani: Erdogani mund ta bindë Vuçiqin që ta njohë Kosovën

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani konsideron se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogani mund ta bindë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për TRT World), që mbrëmë e transmetoi në faqen e saj zyrtare në Fejsbuk, Osmani e ftoi homologun e saj turk ta vizitojë Kosovën.

“Unë besoj që presidenti turk, Erdogani mund të këtë një rol shumë të rëndësishëm për ta bindur Vuçiqin se e vetmja rrugë përpara për paqe dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor është ta njohë pavarësinë e Kosovës nga ana e Serbisë”, tha Osmani.

Duke përmendur  se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë megjithatë po zhvillohet me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, presidentja e Kosovës theksoi se Serbia nuk po respekton një sërë marrëveshjes të cilat i ka nënshkruar.

“Erdogani mund t’i bindë që t’i mbajnë premtimet”, deklaroi Osmani.