Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës Enver Hoxhaj, do të vizitojnë vendin ku kryhen aktivitete ndërtimore të projektit Bellanoc – Stançiq me të cilën të dy zëvendëskryeministrat do të njihen për së afërmi me përparimin e projektit.
Më 11 qershor të vitit të kaluar u filloi ndërtimi i vendkalimit kufitar. Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të vendkalimit kufitar përveç dy kryeministrave të pranishëm ishin edhe ambasadorët e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe në Republikën e Kosovës, Samuel Zhbogar dhe Natalia Apostollova.
Pika kufitare Bellanoc – Stançiq financohet nga programi IPA të Bashkimit Evropian, si dhe pritet të lehtësojë bashkëpunimin mes dy shteteve.
