Osmani: Ashtu siç dështuan në Kosovë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar se ashtu siç ka dështuar Serbia në Kosovë, Rusia do të dështojë në Ukrainë.

Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar për diskutimet që i  ka bëtë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, i cili është mbajtur të mërkurën.

“Agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës! Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Liria dhe demokracia gjithmonë do të triumfojnë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se në këtë samit ka theksuar se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjell kurrë paqe të qëndrueshme.