OSBE E SHQETËSUAR PËR VONESËN E LIGJIT TË PPS-së, U BËN THIRRJE PARTIVE TË DAKORDOHEN

TË FUNDIT

Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja ka deklaruar se OSBE është e shqetësuar se ligji për Prokurorinë speciale është Status Kuo dhe se po vonohet. Ai tha se puna e prokurorisë special është e rëndësishme për drejtësinë në Maqedoni.

“Po u bëjmë thirrje partive politike të merren vesh së bashku për draft ligjin për PPS-në dhe të mundësohet puna e PPS-së që në këtë mënyrë të gjitha rastet e ngritura të kryhen në mënyrë transparente. Ne jemi të shqetësuar me vonesën për draft ligjin, duke e ditur se mandati për punë po skadon. Është e rëndësishme që Specialja të vazhdoj të punoj”, deklaroi shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja.

Prokurorja speciale Katica Janeva u shpreh optimiste se ligji për prokurorinë speciale do të sjellët, e me këtë, kompetencat e saj do të zgjeroheshin.

“Nga kjo pozitë po u drejtohem. Shpresoj se do të sjellët ligji sa më shpejtë. Shpresoj se Prokuroria publike speciale do ta ndërmerr kompetencat e zgjeruara në lidhje me luftën kundër korrupsionit të lartë të Republikës së Maqedonisë”, tha Prokurorja në Prokurorin Publike Speciale, Katica Janeva.

Ndryshe sot  u bë prezantimi i Raportit të dytë të OSBE-së për punën e Prokurorisë Speciale Publike, i cili  ka të bëj me 20 raste të PPS-së,  akuza që janë ngritur para qershorit 2017. OSBE ndaj PPS-së ka vërejtje në qasjen e dobët e dëshmive ndaj palës mbrojtëse.

“Nuk i kanë marrë përgjimet telefonike të ashtuqujatura bomba. PPS nuk sqaroi se përse kopjet e bisedave të përgjuara nuk ja ka dhënë palës mbrojtëse. Kështu edhe gjyqtarët ndaluan marrjen e bisedave telefonike si dëshmi pa dhënë ndonjë arsyetim se përse”, theksoi Marija Laura Feroli nga OSBE.

Nga OSBE vlerësojnë se periudha prej sjelljes së vendimit përfundimtar, deri në momentin e privimit nga liria e personit të dënuar, nuk duhet të jetë e gjatë, duke marr shembull arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Përgatiti: Arbana Q.Klimenta