Vëzhguesit ndërkombëtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE) në zgjedhjet presidenciale amerikane sot e akuzuan presidentin Donald Tramp për “keqpërdorim flagrant të pozitës zyrtare”, sepse ka kërkuar ndërprerjen e numërimit të votave të zgjedhjeve para përfundimit të të gjithë procesit zgjedhor.
“Kjo që në të vërtetë shqetëson është fakti se shefi i shtetit amerikan ka kërkuar të ndërpritet numërimi i votave në mes të garës presidenciale për në Shtëpinë e Bardhë, gjegjësisht me të gjitha shenjat e fuqisë, edhe atë për shkak të fitores së tij të pretenduar”, tha deputeti gjerman Mihael Georg Link, koordinator i vëzhguesve ndërkombëtarë i angazhuar për ndjekjen e zgjedhjeve në SHBA.
Shtabi zgjedhor i Trampit mbrëmë ka bërë të ditur se ai ka kërkuar ndërprerje të numërimit të votave në shtetet Pensilvani dhe Miçigen, si dhe numërim të votave në Uiskonsin.
Link për gazetën gjermane “Shtutgarter cajtung” përsëriti se akuzat e Trampit për manipulim janë “të pabaza”.
Link paralajmëroi se ky është një rrezik që mund të zgjasë gjatë pas zgjedhjeve.
