Osasuna ndalon Real Madridin

TË FUNDIT

Real Madrid ka luajtur baras 1:1 kundër Osasuna. Reali kaloi në epërsi me golin e brazilianit Vinicius Junior, pak para se të mbyllej pjesa e parë, në minutën e 42-të.

Osasuna gjeti forcën të reagonte me anë të Garcia, kur po luhej minuta e 50-të.

Benzema gjeti golin në minutën e 81-të, por VAR anuloi për pozitë jashtë loje.

Me këtë barazim Real Madrid i ka dhënë pozitën e parë Barcelonës, ndonëse janë baras me pikë./21Media