Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka kryer kontrolle dhe inspektim në transportin publik, në lidhje me respektimin e masave në transportin e udhëtarëve gjatë epidemisë. Janë kapur 3 autobusë të një agjencie nga Gostivari, e cila kishte organizuar transport të maturantëve të një shkolle të mesme nga Gostivari për të festuar natën e maturës në Shqipëri.
Gjatë kontrollit është konstatuar se autobusët nuk kanë respektuar masat për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive.
“Sot në periudhën nga ora 06.00 deri në ora 08.00, zyrtarët policor nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë-DPB Gostivar, kanë vepruar në përputhje me planin e përgatitur më parë për kontroll dhe inspektim në transportin publik, në lidhje me respektimin e masave në transportin e udhëtarëve gjatë epidemisë. Në këtë mënyrë, në autostradën Gostivar-Kërçovë, është kryer kontroll në tre autobusë nga një agjenci e udhëtimit nga Gostivari dhe është konstatuar se nuk janë përmbajtur masave për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive. Pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër personit juridik dhe përgjegjës, do të paraqitet një parashtresë adekuate sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.
