Nga ora 20:00 e ditës së djeshme (14.04.2021) Ministria për Punë të Brendshme ka konstatuar 17 shkelje të orës policore.
Ndërkohë që në 24 orët e fundit në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar edhe 511 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektimin e masave anti-Covid, si mënyrë për të parandaluar përhapjen e Kovid-19.
