OraNews: Shqipëria drejt karantinës së dytë, shtrëngon masat kundër Kovid-19

TË FUNDIT

Shqipëria po shkon drejt një mbylljeje të dytë. Pavarësisht masave shtrënguese nga ana e qeverisë dhe bërjen detyrim të mbajtjes së maskës edhe në ambiente publike, sërish kurba e infektimeve dhe vdekjeve nga Kovid-19 në vend nuk njeh ulje, transmeton televizioni “Ora Njuz”.

Duke komunikuar shifrat ditore në rritje të vazhdueshme prej dy javësh, kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli lajmëroi masa më të forta e madje edhe një karantinë të dytë në rast se situata përkeqësohet më tej.

Sipas saj, për të parandaluar shtimin e rasteve dhe futjen në kolaps të spitaleve, është vendosur që për të paktën një muaj, universitetet në vend të vijojnë me mësim onlajn.

“Është e nevojshme të kemi masa shtesë për të frenuar përhapjen më tej të infeksionit. Në këtë kuadër, Komiteti i Ekspertëve ka analizuar situatën, rreziqet me të cilat po përballemi për momentin, ka vlerësuar situatën në rajon dhe Evropë e masat e marra dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim onlajn, në distancë, pa prezencën fizike për të paktën një muaj. Auditorët dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një moment të dytë. Njëkohësisht, po vlerësojmë mbylljen e bareve dhe kafeneve në zonën e bllokut në Tiranë, pas orës 22:00. Nëse nuk zbatojmë rregullat e vendosura rrezikojmë mbylljen që askush nuk e do”, deklaroi Rakacolli.

Ajo paralajmëroi se nëse nuk respektojmë rregullat e vendosura do të rrezikojmë mbylljen që “askush nuk e do”.

“Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Mbajtja e maskës është një vendim i drejtë, mbani maskën tani që të evidentoni mbajtjen e maskës së oksigjenit më vonë”, apelon Rakacolli që është zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, Ministria e Arsimit është pothuajse para transformimit nga mësimdhënia me prani fizike të nxënësve në onlajn mësimdhënie. Për këtë qëllim, 17.000 mësimdhënës në të gjithë vendin janë trajnuar për të përdorur platformën onlajn.