Opozita-presidentes: S’ka tryezë pa tërheqjen e marrëveshjeve

TË FUNDIT

Sapo ka përfunduar takimi i presidentes Atifete Jahjaga me liderët e opozitës Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, të cilët  kanë ripërsëritur qëndrimet se nuk do të tërhiqen dhe as të ulën në një tryezë me pozitën, deri sa të tërhiqet marrëveshja për asociacionin dhe ajo me Malin e Zi.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka tha se ia bënë të qartë presidentes se nuk tërheqin nga qëndrimet e tyre derisa Mustafa të tërheq marrëveshjen për Asociacinin e Komunave Serbe dhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk duhet të thirret seanca e Kuvnedit derisa Qeveria me anë të policisë dhe prokurorisë tenton të ndal deputetët dhe aktivistët e opozitës.

Edhe lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj kërkoi të ketë tërheqje të marrëveshjeve.“Për qeverinë ka krizë vetëm kur ka mungesë të numrave por se kriza në vend tanimë veç po shihet”, tha Limaj.

Të pyetur nga gazetarët se a do të ulën në një tryezë me Qeverinë, ata thanë se pa tërheqjen e marrëveshjeve nuk do të ulën në një tryezë të tillë.