OPOZITA: Po ikin nga 12.000 qytetarë në vit! VMRO-DPMNE: Tendenca e "ikjes" në kohën tonë është më e ulët!

TË FUNDIT

Në nivel vjetor nga Maqedonia zhvendosen 12 mijë persona, konsideron opozita. Deputetja e PRSD-së, Sonja Mirakovska, në seancën e sotme, tha se për shkak të kushteve të keqe ekonomike, në vitet e fundit janë zhvendosur kuadrat më të mira, mjekë dhe inxhinierë. Pjesa më e madhe zhvendoset në Gjermani.

Zhvendosja masive, sipas saj, ka të bëjë me përqindjen e madhe të varfërisë. Siç theksoi Mirakovska, 9 përqindje e popullsisë, në Maqedoni jeton me më pak se 100 denarë në ditë.

 “150.000 persona janë zhvendosur nga viti 2006. Nuk ka luftë, as konflikt. Ka vetëm një garniturë në pushtet për të cilën njeriu nuk ka rëndësi, për të cilën njeriu paraqet vetëm numër i cili duhet të votojë. Edhe ai duhet të votojë, që të vijë në pushtet një garniturë udhëheqëse, pa menduar për popullin e vet. Shikojeni Raportin e Euro-statit dhe atje qëndron, 20.000 persona në vitin 2013; aq edhe në vitin 2014” deklaroi Sonja Mirakovska nga PRSD-ja.

Tendenca e zhvendosjes nga Maqedonia ulet. Në nivel vjetor, tani mesatarisht numri është rreth 5000 perona, konfirmojnë deputetët e shumicës në pushtet, duke u thirrur të dhënave të Bankës Botërore. Sipas Krsto Mukoskit të VMRO-DMPNE-së, më shumë nga vendi janë zhvendosur në vitet e 90-të gjatë kohës së tranzicionit, kur LSDM-ja ka qenë në pushtet.

„Kjo ndodhi në vitin 1994, kur nga vendi janë zhvendosur 124.000 persona. Kjo ndodhi për shkak të privatizimit kriminel, të cilin e ka zbatuar qeveria e atëhershme e LSDM-së. Prandaj e kemi këtë shifër më të madhe historike”, deklaroi deputeti i VMRO DPMNE-s Krsto Mukovski.

Në raportin e migracionit, Agjencia evropiane e statistikave, Eurostat, publikoi se gjatë periudhës nga 1998-2011, rreth 230.000 persona janë zhvendosur nga Maqedonia dhe jetojnë jashtë vendit. Rreth 170.000 persona kanë marrë leje për vendosje të përkohshme në vendet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Itali, Gjermani, Austri dhe Slloveni.