Opozita nuk po bojkoton dhe as bllokon, tha Petrushevski nga DPMNE-ja

TË FUNDIT

As nuk po bojkotojmë, dhe as po bllokojmë Kuvendin. Fakti se pse nuk miratohen ligjet, është se shumica nuk ka kuorum, kështu ka deklaruar Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE-ja në ClickPlus.

“Asnjëra nuk është. As ajo dhe as kjo. Por problemi është se shumica nuk ka kuorum. Kuvendi funksionon, por problemi është se kjo shumicë ka problem”, tha Petrushevski.

Sipas tij, shumica taktizon në Kuvend.

“Të njëjtat këto ligje në rend dite janë futur në seancë që është caktuar më 23 mars. Ende do të thotë qëndrojnë në arkivin e Kuvendit. Zaevi nuk e pati të rëndësishëm këtë pako, ai e ngriti egon e tij, dhe kërkoi votëbesim”, tha Petrushevski./TV21