Nga VMRO-DPMNE-ja e cila e bojkotoi fjalimin e Presidentit Stevo Pendarovski, thonë se ende kanë marrëdhënie të “ngrira” me shefin e shtetit. Aleksandar Nikollovski nga kjo parti, thotë se deputetët e VMRO-DPMNE-së ia kthyen shpinën atij, sepse ai ia ktheu shpinën popullit. Me kritika për fjalimin vjetor të Presidentit, dolën edhe Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa, prej ku thanë se qëndrimet që i ka promovuar shefi i shtetit nuk dallojnë nga qëndrimet e Qeverisë.
