Opozita bojkoton Xhaferin! Propozimi për Kuvend online do të diskutohet të enjten

TË FUNDIT

Thellohet bilanci tragjik i tërmetit në Indonezi, numri i viktimave shkon në 67

Të patën 67 persona kanë humbur jetën dhe qindra u lënduan kur një tërmet i fuqishëm ndodhi në ishullin...

Kosovë, Avdullah Hoti kërkon debat publik me kundërshtarët

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, i cili edhe është i nominuar për kryeministër nga LDK në zjgedhjet e 14...

Hoti: Vjosa Osmani dje ka mbyllur të ardhmen e saj politike

Kandidati për kryeminister nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti në emsionin “Argument Plus” në RTV21 komentoi edhe vendimn e...

Britania mbyll të gjitha korridoret e udhëtimit

Mbretëria e Bashkuar do të mbyllë të gjitha korridoret e udhëtimit nga e hëna në mëngjes për të “mbrojtur...

I dashuri turk i Genta Ismajlit bën tatuazh në trup shqiponjën

Një ndër çiftet më të komentuara është Genta Ismajli dhe Huseyin Usta. Që prej momentin që ata e bënë publike...

Propozimi për plotësim të Rregullores për punë të Kuvendit, që parasheh deputetët të mund të punojnë online, është vendosur në rend dite për seancën e së enjtes, më 26 nëntor. Por një gjë e tillë tani për tani mbetet pikëpyetje, pasi duhen 61 vota, ndërsa një pjese e deputetëve janë në izolim ose të infektuar me Kovid-19. E opozita vazhdon ta kundërshton këtë propozim. Koordinatorët e grupeve parlamentare të partive opozitare nuk morën pjesë në takimin e rregullt me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

 “Kuvendi ka mbi 115 deputetë që punojnë dhe që janë të pranishëm në sallën plenare. Kërkesa e vetme për seancat online është numri i vogël i deputetëve që ka shumica parlamentare”, theksoi Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

 “Një prej arsyjeve kryesore që nuk ishim sot në Kuvend është fakti që mbas të gjitha parametrave rregullorja për punën e deputetëve apo Kuvendit duhet të sillet me konsensus dhe atë e kemi diskutuar disa herë në koordinim tek kryetari i Kuvendit dhe nuk kemi pasur konsensus. Ndërsa ai tash në mënyrë të njëanëshme e sjell propozim ligjin për rregullore me çka e thyen çdo lloj marrëveshje që kemi arritur në kuadër të koordinimit”, u shpreh Skender Rexhepi – koalicioni “Tash është Koha”.

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitrevski shpreson se të gjithë deputetët do të mbështesin propozimin në mënyrë që të mos bllokohet për shkak të deputetëve të sëmurë.

 “Pozicioni ynë është i qartë për publikun. Vetëm deputetët në izolim dhe ata të infektuar me Covid 19 të kenë mundësi të punojnë në distancë dhe ky pozicion përkon me propozimin e Kryetarit të Kuvendit Xhaferi”, potencoi Jovan Mitrevski nga LSDM.

Propozimi për ndryshime në Rregullore parasheh që nëse një deputet paraqet rrezik për deputetët tjerë atëherë ai duhet të informojë Kryetarin e Kuvendit se do të punojë online. Për këtë, deputeti duhet të paraqesë dokument që konfirmon se ai nuk mund të marrë pjesë personalisht në seanca. Sidoqoftë, Kuvendi do të jetë i detyruar t’i sigurojë deputetit një kompjuter dhe pajisjet e nevojshme për të monitoruar seancat online.

TË NGJAJSHME